Mbrojtje e trashëgimisë kulturore përmes plotësimit të legjislacionit sekondar

Është aprovuar Rregullorja për përcaktimin e perimetrit dhe zonës mbrojtëse të aseteve të trashëgimisë kulturore dhe politikave për konzervim dhe zhvillim të tyre.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka njoftuar se përmes zbatimit të kësaj Rregullore krijohen kushtet për integrimin e trashëgimisë kulturore në dokumentet e planifikimit hapësinor.
“Kufijtë e perimetrave dhe zonave mbrojtëse të përcaktuar, së bashku me kriteret për ndërhyrje në këto zona, do të krijojnë bazën për një zhvillim të balancuar urban e rural, në mënyrë që të sigurohet integriteti i aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje”, ka njoftuar MKRS.
Rregullorja është përpiluar si rezultat i bashkëpunimit ndër-institucional, ku krahas institucioneve të trashëgimisë kulturore, kontribut kanë dhënë edhe përfaqësues të MMPHI dhe profesionistë të fushës./21Media

Bashkangjitur gjeni Rregulloren:
Back to top button