Fillon takimi i Kurtit me krerët e opozitës

Ka filluar takimi i ftuar nga kryeministri Albin Kurti, me përfaqësuesit e partive opozitare, në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë takim po marrin pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka refuzuar ftesën e kryeministrit.
Në takim janë edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lufti Haziri, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Ardian Gjini dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Kurti në këtë takim i ftoi opozitarët për ta diskutuar procesin e dialogut me Serbinë./21Media
 

Back to top button