Sa mund të dënohen të akuzuarit për dhunë seksuale, flet për RTV21 avokati Damati

Opinioni publik në Kosovë është tronditur me rastin e dhunimit të një vajze të mitur 11 vjeç nga pesë persona në Prishtinë.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuarit, deri sa për katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Për secilin veç e veç.
Por, sa vjet burgim mund të dënohen nëse vërtetohet fajësia e tyre?
Avokati Musa Damati për portalin rtv21.tv tregon se Kodi penal, veprën penale dhunim seksual e sanksionon me 20 vjet burgim.
“Ndërsa ne rastet kur vepra nga paragrafët e caktuar rezultojnë në vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me burgim prej së paku njëzet (20) vjet ose me burgim të përjetshëm.”, thotë Damati.
Megjithatë ai shprehet pro që në të ardhmen në Kosovë të bëhet ligji për dënim me vdekje.
“Sidoqoftë si avokat mendoj se ne Kosove duhet te punohet ne projekt ligjet te cilat ne te ardhmen do te duhet te instalonin edhe dënimin me vdekje si pjese e sanksioneve penale, sepse ka vende shume te zhvilluara në botë, siç janë SHBA-ja të cilat parashikojnë si sanksion penal me legjislacionin e tyre penal, edhe dënimin me vdekje për kategorinë e caktuar të veprave penale.”, thotë Damati.
Ngjarja është raportuar nga Policia se ka ndodhur më 27 gusht./21Media

Back to top button