Të moshuarit me Qendër Kulturore – Sociale

Filluan punimet për Qendrën e parë socio-kulturore për të moshuarit

Në ish Qendrën e Mjekësisë Familjare 1, në rrugën “Ilir Konushevci”, filluan punimet për renovimin e ish qendres së mjekesise familjare te Xhamia e Llapit per ta kthyer në qendren e pare socio kulturore në Republikën e Kosovës.

Fillimin e punimeve e mbikëqyrjen e bëri kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitia të cilët e vlerësuan si një ndër qendrën më të rëndësishme.

“Me përfundimin e renovimit kjo hapësirë do të fillojë t’u shërbejë të moshuarve të zonës si qendër kulturore e sociale. Kjo qendër është e para e llojit të vet në Komunën e Prishtinës, dhe aty të moshuarit do të mund të kalojnë kohë kualitative në sallën e lojës së shahut, domino e letra, si dhe në dhomë të leximit, TV, punëtorisë për punë dore etj.” u shpreh kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. 

Siç thotë Ahmeti, punimet në këtë qendër pritet të përfundojnë deri në fund të muajit gusht. /21Media

Back to top button