Filmi “Avatar: The Way of Water” i zë vendin filmit “Titanic”

Gjatë vikendit që lamë pas, filmi i James Cameron “Avatar: The Way of Water” ia zuri vendin filmit Titanic, duke u bërë kështu filmi i tretë më fitimprurës i të gjitha kohërave në mbarë globin.
Filmi Avatar, që prej lansimit me 16 dhjetor 2022 fitoi $2,243.2 miliard dollarë.
Filmi i vitit 1997, Titanic, po ashtu me regji të Cameron, ka fituar $2,242.8 miliard dollarë në mbarë globin.
Sa i përket Box Office-t amerikan, filmi “Avatar The Way of Water” ia kaloi filmit të vitit 1993 Jurassic Park, duke u bërë kështu filmi i nëntë më fitimprurës në SHBA.
Filmi i Marvel Studios “Avengers: Endgame” i realizuar në vitin 2019 mbetet në pozitën e dytë në listën e filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave.
Sipas revistës Variety, filmi “The Way of Water” shifrat 2 miliard i arriti për vetëm 14 ditë, ndërkaq shifrat mbi dy miliard në Box Office i kaloi pas një muaji lansimi.
Në një intervistë për Entertaintment Weekly në dhjetot të vitit 2021, Cameron tha se filmi “Avatar The Way of Water” u realizua me një buxhet të lartë, prej mbi 400 milion dollarë. Ai ishte i shqetësuar nëse ky film vazhdimësi do të arrinte sukses.
Ai tha se filmat e buxhetit të lartë duhet të fitojnë shumë para për të mbuluar shumë që është shpenzuar për realizim të tyre, e ndoshta ky nuk do të arrinte suikses, fillimisht për shkak të periudhës pas pandemisë së COVID-19. Por ai po ashtu tha se nuk i dihej, se ndoshta mund të arrinte sukses.
Dhe suksesi u arrit. Ky film vazhdon të fitojë akoma.
Filmi “Avatar: The Way of Water” u nominua për çmimet Golden Globe dhe Critics Choice Awards, në kategorinë për filmin më të mirë. Ai po ashtu u nominua për katër çmime akademike, përfshirë për filmin më të mirë, çmime këto që do të ndahen me 12 mars 2023./21Media

Back to top button