Filmi “Crimes of the Future”, premierë në New York
Ekipi realizues i filmit të ri horror “Crimes of the Future”, me regji të David Cronenberg, u paraqit në tepihun e kuq në New York me rastin e shfaqjes së tij.
Para medieve u paraqitën:Kristen Stewart, Scott Speedman, Léa Seydoux, Viggo Mortensen dhe Nadia Litz bashkë me regjisorin Cronenberg.
Filmi “Crimes of the Future” paraqet çiftin Saul Tenser dhe Caprice, me rolet e të cilëve paraqiten aktorët Mortensen e Sedu. Ata arrijnë famë me zhvillim dhe rritje të organeve të reja në trup, performance kjo që e bëjnë para audiencës.
Filmi përqendrohet në garën njerëzore e cila përjeton ndryshime, tek të cilët dhembja zhduket.
Aktorja Kristin Stjuart paraqitet me rolin e një hetueseje nga regjistri nacional i organeve, e cila interesohet në veçanti për Saulin.
Filmi “Crimes of the Future” shënon kthimin e regjisorit Kronenberg në skenë me filma fantastiko-shkencor dhe të zhanrit horror që prej vitit 1999 kur realizoi filmin eXistenZ.
Ky film ka marrë kritika kryesisht pozitive.
Premiera zyrtare e tij u dha në festivalin e filmit në Kanë të Francës që u përmbyll më 28 maj 2022./21Media