Filmi “Doctor Strange In The Multiverse Of Madness” së shpejti në kinema
Filmi i ri i Marvel “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” paraqet përplot sekrete. Kur është fjala për këtë film, që është vazhdimësi e filmit Doctor Strange të realizuar në vitin 2016, u lansua traileri i tij, por ai nuk paraqet personazhet si Deadpool, Professor X apo ndonjë personazh tjetër të befasishëm. Ai hedh dritë paksa më shumë në atë se si Wanda përshtatet me multiversin.
Në trailer shihet Stephen Strange në shumë telashe pas pasojave nga filmi i mëparshëm. Me rolin e tij paraqitet aktori Benedikt Kamberbaç.
Figura më e rrëzikshme në tërë këtë është një version me tre sy i Strange, që mund të jetë si Doctor Strange.
Më e rëndësishmja, traileri duket se sugjeron se Wanda Maximoff- Scarlet Witch është e rëndësishme në tërë këtë tregim aq sa edhe personazhi Stephen.
Tashmë kanë filluar të jepen mendime se cilët personazhe të tjerë mund të jenë pjesë e këtij filmi të ri. Këtë do ta kuptojnë me datën 6 maj, kur ky film do të fillojë të shfaqet në kinema./21Media