Filmi “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, sërish në krye të box office

Filmi “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” apo shkurt “Doctor Strange II”, sërish në krye të box office.
Ky film i Marvel që kryeson në këtë ranglistë për të tretën javë me radhë, fitoi edhe $31.6 milionë dollarë nga 4,534 kinema.
Deri më sot në Amerikën Veriore ka fituar $342 milionë e $461 milionë në botë, duke bërë që shifrat në box office-n botëror të kalojnë 800 milionë.
Nëse “Doctor Strange 2” vazhdon me këtë sukses, atëherë ai mund të bëhet filmi i dytë me superheronjë në periudhë pandemie që do të kalonte 1 miliard dollarë në boks office, pas filmit “Spider-Man: No Way Home”.
Filmi “Doctor Strange II”, që është vazhdimësi, nuk është duke u shfaqur as në Kinë e as në Rusi, andaj edhe e ka të vështirë të arrijë shifrat e fitimeve në një miliard dollarë.
Në pozitën e dytë të box office u debutua filmi i ri “Downton Abbey”, dhe shihet se ai nuk ia doli të zë vendin e Doctor Strange. Ai debutoi me fitim të 16 milionë dollarëve amerikan, të cilat i fitoi nga 3,815 kinema në Amerikën Veriore.
Sipas të dhënave, audienca e cila ka parë këtë film në kinema gjatë vikendit ishte e moshuar.
Fillimisht kishte shqetësime të natyrës komerciale në lidhje me këtë film, i cili është vazhdimësi, këtë jo sepse nuk ka fansa, por sepse nuk do të shiteshin bileta për të. Kjo u vlerësua bazuar në atë se shumë filma të tjerë që u realizuan gjatë pandemisë, si “House of Gucci” dhe “No Time to Die”, ai i Steven Spielberg “West Side Story” e drama “King Richard”, kanë pasur probleme me shitje të biletave edhe pse për ta janë dhënë kritika pozitive.
Megjithatë për “Downton Abbey” nuk është keq. Sipas shifrave, 50 për qind e blerësve të biletave ishin mbi moshën 55 vjeçare. Dhe dashamirët e tij, kryesisht gra, këtë film e kanë vlerësuar me “A”.
Kjo do të thotë se ky film mund të arrijë suksese të mëtejme.
Në anën tjetër, sa i përket filmit “Doctor Strange II”, ai ka mundësi që ditët në vijim të përballet me konkurrencë të fuqishme nga filmi “Top Gun: Maverick”, por se si do të shkojë puna, mbetet të shihet./21Media

Back to top button