Ukraina s’do të pajtohet me asnjë marrëveshje armëpushimi që përfshin dorëzimin e territorit

Ukraina ka thënë se nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje armëpushimi që përfshin dorëzimin e territorit Rusisë, në një forcim të dukshëm të pozicionit të saj.

Një këshilltar presidencial tha se Kievi nuk do të pajtohej me asnjë marrëveshje që i jepte tokë Rusisë.

“Rusët do të ndërtojnë armët e tyre, fuqinë punëtore dhe do të punojnë për gabimet e tyre… dhe do të fillojnë një ofensivë të re, edhe më të përgjakshme dhe në shkallë të gjerë”, tha Mykhailo Podolyak, shkruan BBC.

“Lufta duhet të përfundojë me rivendosjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”, bëri të ditur të dielën në Twitter shefi i shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak.

Komentet vijnë pasi Rusia vazhdon përpjekjet e saj për të rrethuar forcat ukrainase që mbrojnë qytetin lindor të Severodenetsk-ut./21Media

Back to top button