Filmi “Era” premierë në Brooklyn Film Festival

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Era” me skenar dhe regji të Parta Kelmendit, ka mbajtur premierën më 2 qershor në Brooklyn Film Festival në New York.

“Pas shfaqjes, u mbajt një Q&A me aktoren Zana Berisha, ku u diskutua për temat e filmit dhe përvojën e saj gjatë realizimit”, thuhet në njoftim.

Filmi sjell rrëfimin e Erës, një vajzë e re që në vitet ’90 detyrohet të shpërngulet nga Prishtina në një fshat, ku përballet me rregulla të reja, sfida të brendshme dhe një vendim të madh për të ardhmen e saj.

Me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi, luajnë: Zana Berisha, Alban Ukaj, Armend Smajli, Irena Aliu, Maylinda Kosumovic, Allmir Suhodolli, Melihate Qena, Lum Veseli, Blerta Gubetini, producentë: Aferdita Saracini Kelmendi, Marija Dimitrova, koproducente: Belma Bajrami.

Back to top button