Filmi “Forever Young” shfaqet në Cannes Film Festival

Prodhuesja italiano-franceze e filmave Valeria Bruni Tedeschi’s, shfaqi premierë dramën e saj “Forever Young” në festivalin e 75-të të filmit në Cannes të Francës.
Filmi i Tedeschi-t është njëri prej tre të tjerëve nga regjisore që u përzgjodhën si konkurrentë në garën për çmimin kryesor “Palma e Artë”.
Dy të tjerët janë: ai i  Claire Denis “The Stars at Noon” dhe ai i Leonor Serraille “Mother and Son”.
Në tepihun e kuq në Kanë, regjisoren Tedeschi e shoqëruan një radhë personalitetesh, si Louis Garrel, Suzanne Lindon, Clara Brethu e Vassili Schneider.
Filmi është gjysmëbiografik. Ai përqendrohet në kohën kur ajo studioi për teatër në shkollën prestigjioze Les Amandiers në Paris.
Ajo studioi atje përkrah studentëve të tjerë, ndërkaq mësimet i mori nga mësuesi legjendar Patris Shero.
Tedeschi këtë shkollë e shfrytëzoi si pikë kyçe për të rrëfyer tregimin për disa artistë të rinjë, të cilët fillojnë karrierën.
Regjisorja Valeria Bruni Tedeski në vitin 2007 u nderua me çmimin special Prix të jurisë në Kanë për filmin “Actrices”, ndërkaq në vitin 2013 u nominua për çmimin Palma e Artë për filmin “A Castle in Italy”./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=JhexgSteLvI

Back to top button