Filmi konkurrent në garën për Luanin e Artë “Sundown”në Venedik

 
Në festivalin e 78-të dedikuar filmit në Venedik u shfaq edhe filmi i radhës në garën për çmimin kryesor, i pagëzuar “Sundown”.
Me këtë rast në tepihun e kuq u paraqitën yjet e filmit, në mesin e tyre: Charlotte Gainsbourg, Tim Roth dhe regjisori Michel Franco.
Franko vitin e kaluar në këtë festival u shpërblye me çmimin Luani i Artë.
Ai u shpërblye me çmimin special të jurisë për filmin “Nuevo Orden”.
Filmi “Sundown” paraqet një person të pasur i cili braktis familjen e tij derisa është në pushime.
Rolin e këtij personi e luan Roth. Ai është një londinez në moshë të mesme, i cili shkon me familjen e tij për pushime. Kështu gjatë pushimeve marrin lajmin se e ëma u vdes. Bëhen gati për tu kthyer, por me të arritur në aeroport, Roth thotë se nuk e ka pasaportën me vete. Ai u thotë se do të shkojë me aeroplanin tjetër. Por qëllimi i tij është që të kthehet në pushime me idenë se e ëma e tij ka vdekur dhe çfarë do të kërkonte në funeral!.
Në fakt, pasaportën e ka në çantë, por edhe pse duket se kalon mirë me të afërmit e tij, merr një taksi dhe shkon në një hotel më të lirë, dhe vazhdon pushimin.
Festivali ndërkombëtar i filmit në Venedik do të përmbyllet me 11 shtator, ku do të bëhet i ditur filmi fitues i çmimit kryesor, dhe kategorive të tjera./21Media

Back to top button