​Filmi “Krahët e punëtorëve” fiton në Festivalin e Filmit në Roterdam

Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit tonë Ilir Hasanaj doli fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam, në konkurrencën “Tiger Short”, festival ky i kategorisë A.

Kështu ka noftuar përmes një postimi në Facebook, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.
Ai këtë e ka cilësuar si një fillim të mbarë për vitin 2024.

“Edhe një arritje tjetër që shpërfaq talentin e filmbërësve tanë në skenën ndërkombëtare, potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë. Urime Ilirit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi.’, ka shkruar Çeku./21Media

Back to top button