Shkarkohet nënkryetarja e Leposaviqit

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi shkarkoi nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiq. Dyshohet se shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka poseduar substanca narkotike.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.

Shkarkimi i saj erdhi, pas publikimit në media të pamjeve ku ajo shihet duhet konsumuar substanca narkotike.

Për rastin ka reaguar Prokuroria Themelore e cila ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e rastit të nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, që dyshohet se ka konsumuar drogë

Back to top button