Filmi ku luan një aktor shqiptar fitoi çmim në Cannes Film Festival

Në festivalin e 75-të të filmit në Cannes të Francës, u shfaq filmi ”Il barbiere complotista”, drejtuar nga Valerio Ferrara, i cili fitoi edhe çmim.
Në këtë film luan edhe aktori shqiptar, Ilir Jaçellari.
Filmi është prodhim i këtij viti dhe ka një kohëzgjatje prej 19 minutash.
Filmi trajton temën e një berberi që jeton në një lagje të klasës së ulët në Romë.
Berberi beson në teoritë e konspiracionit. Ai është tallja e familjes së tij por edhe në punë. Askush nuk e merr seriozisht derisa të arrestohet nga policia./21Media

Back to top button