Filmi “Reconcilation” është fitues i edicionit të 20-të të DokuFestit

Filmi “Reconciliation” nga Marija Zidar është shpallur filmi më i mirë i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest.
Në garën kombëtare çmimi i filmit më të mirë i është ndarë “Një fëmijë” të Bekim Gurit.
“Vozitësi” i Valter Lucajt ka marrë dy çmime, atë të publikut dhe të distribuimit që ua mundëson filmave të kenë qasje më të mirë në festivalet ndërkombëtare.
Çmimin “Best Balkan Newcomer” e ka fituar “Rampart” nga Marko Grba Sing që e ka cilësuar të veçantë “Dokufestin”. Mirënjohje të veçantë në këtë kategori mori filmi “Telenovela Greyscale in Color” nga autori Filip Martinoviq.
Mirënjohje speciale ka marrë edhe “Mardhë” nga Flaka Kokolli.
Me çmimin për Filmin më të mirë të shkurtër në garën ndërkombëtare është vlerësuar “The Criminals” nga Serhat Karaaslan.
“Best Green” është ndarë për “White on White” nga Viera Cakanyva. Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut është zgjedhur “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah.
Fitues i garës “Truth Dox” është zgjedhur “Writing With Fire” nga Rintu Thomas dhe Sushmit Ghosh”.
Mirënjohje speciale ka marrë edhe filmi “The Silence of the Mole” nga Anais Taracena.
Dokumentari më i mirë i shkurtër në kategorinë ndërkombëtare është zgjedhur “The Rifle Man” nga Sierra Pettengill, ndërsa “Best International Dox Feature” ka shkuar për “We” nga Alice Diop.

Kryeministrit Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të festivalit, me ç’rast u uroi të pranishmëve dhe organizatorëve 20-vjetorin e DokuFest-it, ndërsa shtoi se ky festival, i cili u ngrit e edhe sot mbështetet në punën e palodhshme të vullnetarëve që ndihmojnë në realizimin e tij, është rritur shpejt dhe shumë si pak çka tjetër në Kosovën e pasluftës./21Media

Back to top button