Filmi “The Batman” fitoi 134 milionë dollarë në Amerikën Veriore

 
Filmi “The Batman” vazhdon të arrijë sukses në box office. Ky film i ri me superhero, ku rolin e Batman e luan Robert Petinson, fitoi 134 milionë dollarë nga shitja e biletave në Amerikën Veriore.
Këto shifra bëjnë që ai të radhitet si filmi me hapjen më të sukseshme për këtë vit, e po ashtu të radhitet i dyti në periudhën e pandemisë që kaloi shifrat e fitimeve 100 milionë dollarë gjatë vetëm një vikendi, pas filmit “Spider-Man No Way Home”.
Dhe ky film, duket se do të rrisë shifrat e fitimeve.
Në kinematë botërore, Batman fitoi $124 milionë nga 74 tregje, duke bërë që shifrat totale të fitimeve të arrijnë në 258 milionë.
Kjo tashmë tregon se filmi i ri Batman, realizimi i të cilit kushtoi 200 milionë dollarë, del të jetë filmi më fitimprurës për Warner Bros.
Kjo po ndodh po ashtu edhe për arsye se ky film u shfaq ekskluzivisht në kinema.
Filmi “The Batman” ka përfituar edhe nga ajo se biletat në kinematë AMC dhe të tjera kushtojnë për një deri në dy dollarë më shumë se ato të filmave të tjerë që po shfaqen njëkohësisht.
Ky hap i kinemave po bëhet me qëllim që të marrin vetën nga pandemia.
Regjinë e filmit “The Batman” e ka bërë Met Rivs. Ai paraqet Bruce Wayne si detektivi më i mirë në botë.
Filmi ka marrë kritika pozitive, përfshirë këtu për performancat e aktorëve, kinematografi, regji, e të tjera./21Media

Back to top button