Filmi “The Lost City” vlerësohet lartë nga Rotten Tomatos

 
Aktorët Sandra Bullock e Channing Tatum, me paraqitjet e tyre në filmin e ri “The Lost City” po çmohen lartë.
Ky film tashmë ka marrë kritika pozitive edhe pse akoma nuk është shfaqur në kinematë amerikane e britanike.
Kritikët patën shansin që atë ta vlerësojnë në festivalin “South by Southwest” në Teksas, dhe rezultati është pozitiv.
Sipas Rotten Tomatos, vlerësimi i tij arrin pikët 100 për qind.
Në një vlerësim të mëhershëm, ky film mori kritika pozitive për gërshetime moderne të aventurave në të.
Filmi me gjasë se veç aventurave në të, tërheqë shikueshmëri ngase në të luajnë një kastë aktorësh të famshëm, si Bullock, Tatum, Daniel Radcliffe e Brad Pitt.
Megjithatë edhe aventurat janë të veçanta, dhe bëjnë për vete thuajse çdo dashamir të tyre.
Me fjalë të tjera, filmi “The Lost City” iu bën që t’i harroni brengat e juaja për disa orë sa zjatë ai. Ai është shumë interesant, thonë disa kritikë.
Mbetet të shihet nëse ky film do të vazhdojë të marrë kritika pozitive pasi të fillojë të shfaqet nëpër kinema.
Filmi “The Lost City”, në kinematë amerikane do të shfaqet nga data 25 mars 2022 e në ato britanike nga 15 prilli i po këtij viti./21Media

Back to top button