Rritësit e “patates më të madhe në botë”, të zhgënjyer

 
Colin dhe Donna Craig-Brown nga Zelanda e Re, muaj më parë besuan se nga dheu i kopshtit të tyre në fermën pranë Hamilton nxorën pataten më të madhe në botë. Por ata u zhgënjyen nga kjo.
Përgjigja e Ginis në lidhje me pataten doli të jetë jo e pritur nga çifti. Ginis u shkroi çiftit se sipas testimeve shkencore, ajo nuk ishte patate, por kungull uji.
Colin Craig-Brown është i bindur se është patate sepse duket dhe ka shijen e saj. Ai ka thënë se vetë e ka shijuar atë pasi që e ka goditur me shat. Megjithatë nuk mund të thotë se nuk u beson zyrtarëve të librit të Ginisit, sepse u kanë dhënë AND-në e saj.
Patatja e cila doli të jetë kungull uji, tërhoqi vëmendjen e botës kur pronari e nxori atë nga dheu. Çifti postoi fotografi të saj në Facebook. Ata e fotografuan me kapelë e madje edhe duke e shëtitur me një karrocë të vogël.
Çifti po ashtu i vuri edhe emër patates.
Patatja të cilën Craig Brown e pagëzoi me emrin Dug, peshoi 7.8 kilogram.
Sipas librit të Rekoreve Botërore Ginis, rekordin për pataten me peshën më të madhe në botë e mban Peter Glazebrook nga Britania e Madhe. Ai e arriti këtë rekord në vitin 2011 me pataren e cila peshoi 5 kg.
Piter tashmë ka arritur disa rekorde për kultivim të një radhe perimesh që kanë përmasa të pazakonta, që do të thotë se ky nuk është rekordi i vetëm./21Media

Back to top button