Finlanda e Suedia do të aplikojnë për anëtarësim në NATO, reagon Rusia

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, ka sinjalizuar zemërim në Moskë mbi lajmet që Suedia dhe Finlanda duket se janë të vendosur për t’u bashkuar me NATO-n.
“Ata nuk duhet të kenë asnjë iluzion se ne thjesht do ta durojmë këtë, duke përfshirë Brukselin, Uashingtonin dhe kryeqytetet e tjera të NATO-s. Do të thotë, niveli i përgjithshëm i tensionit ushtarak do të rritet dhe do të ketë më pak parashikueshmëri në këtë fushë. Është për të ardhur keq që arsyeja e shëndoshë sakrifikohet për disa ide fantazmë se çfarë duhet bërë në situatën aktuale. Ky është një tjetër gabim i rëndë me pasoja të mëdha, mirë, çfarë të bëjmë, ky është niveli i atyre që marrin vendime politike sot në vendet përkatëse. Ne e shikojmë situatën globale në tërësi, situata, natyrisht, po ndryshon rrënjësisht në dritën e asaj që po ndodh. Fakti që siguria e Suedisë, si Finlanda, si rezultat i këtij vendimi nuk do të forcohet, është plotësisht e qartë për ne”, u shpreh ai.
Ndryshe, Presidenti finlandez Sauli Niinisto dje konfirmoi se vendi i tij do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.
Një tjetër reagim ishte ai i Turqisë, ku Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan u shpreh se nuk po e shikon “pozitivisht” mundësinë që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen NATO-s./21Media

Back to top button