Finlanda është gati të shpallë planet rreth NATO-s

Qeveria e Finlandës është gati të njoftojë nëse do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n, kështu duke braktisur qëndrimin e saj tradicionalisht neutral, transmeton rtv21.tv.
Mbështetja për një lëvizje të tillë është rritur ndjeshëm në Finlandë dhe Suedinë fqinje që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë. Moska ka kërcënuar me masa të paspecifikuara nëse qeveritë në Helsinki dhe Stokholm braktisin politikën e tyre të gjatë të mos-angazhimit ushtarak.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson premtoi mbështetje ushtarake për Finlandën dhe Suedinë gjatë një vizite të mërkurën./21Media

Back to top button