Jashari i quan false deklaratat e Qeverisë, paralajmëron protestë me 20 maj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari i ka quajtur false deklaratat e Qeverisë se po i dhimbsen nxënësit për shkak të greva.
Gjatë vizitës në shkollën fillore “Asim Vokshi”, ka thënë se nëse qëndron kjo Qeveria të ulet e të bisedojë me ta.
“Shteti të na dëgjojë zërin e të na vendosë aty ku e meritojmë në Ligjin e Pagave e ta shpëtojë sistemin arsimor. Deklaratat se po na dhimben nxënësit të Qeverisë janë false e për t’i nervozuar prindërit. Nëse i dhimben Qeverisë Kurti le të ulet me sindikatat e le të bëjë zgjidhje”, ka thënë ai.
Mësimdhënësit kanë hyrë sot në grevë njëorëshe, ata po kërkojnë 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit për paga dhe pjesëmarrje në komisionet që i përcaktojnë koeficientet e pagave.
SBASHK ka paralajmëruar edhe protestë me 20 maj nëse sipas tyre Qeveria nuk merr masa./21Media

Back to top button