Fisniku për Fjollen: Çdo herë me ty dhe për ty

Pas pothuajse dy javë kohë që kur u arrestua Fjolla Morina, ka reaguar bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.
“Përgjithmonë bashkë. Çdo herë me ty dhe për ty Shpirti im.Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur që drejtësia do të fitoj dhe pafajësia jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Fisniku në Instagram, bashkangjitur me një foto nga kurorëzimi i tyre.

Fjolla u arrestua më 19 korrik të këtij viti, pasi ndaj saj u iniciua edhe kërkimi ndërkombëtar, një muaj pasi Gjykata e Kukësit e dënoi me gjashtë vjet burgim për shkak të veprës penale me të cilën ngarkohej. Gjykata Themelore e Prishtinës mori vendim që Fjolla Morina të qëndrojë  në paraburgim 40 ditë. Ajo u arrestua nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “trafikim me armë dhe arratisje”./21Media

Back to top button