​Ngjarjet e datës 29 korrik

 
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin dhe programit të shpenzimeve të RTK-së për periudhën prill-qershor 2021 dhe kërkesën për ndarje buxhetore për RTK-në për periudhën korrik-shtator 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Komisioni i Pavarur i Mediave mban mbledhjen e radhës. (Zyra e KPM-së, rr. “Perandori Justinian” qyteza Pejton, Prishtinë, ora 10:00)
Komuna e Prishtinës dhe UNDP do të nënshkruajnë marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës, pranë këtij objekti kulturor. (Ora 10:00-10:35)
Specializantët e SHSKUK protestojnë për mos pagesë për kujdestaritë 24-orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave. (Para Administratës Qendrore SHSKUK, ora 12:00)
Ditët e Diasporës në Kamenicë:
Ora 11:00 – gara në not- Pishina “Shkodra”.
Ora 20:00 – D-Performanca- Avni Shkodra – Parku i Shtëpisë së Kulturës dhe Bulevardit të Qytetit.

Back to top button