FISU Prishtina 2022, “Shkodra” pëson debakël nga Universiteti kroat “UNIN”

Përfundoi ndeshja e parë e programit të sotëm në sallën “1 Tetori”, ku u mësua universiteti që zuri vendin e pestë.
Vashat kroate të Universitetit “UNIN” shkatërruan hendbollistet e Universitetit “Shkodra”.
Pas 60′ minutave lojë në parketin e sallës “1 Tetori” u shënuan 61 gola, ku rezultati final i ndeshjes ishte 46:15 në favor të hendbollitsteve kroate.
Më e mira e ndeshjes ishte Laura Sos me 12 gola të realizuar, kurse më e dalluara te “Shkodra” ishte Iris Armoku me gjashtë gola të realizuara.
Me këtë fitore, Universiteti kroat “UNIN” zë vendin e pestë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete FISU Prishtina 2022.

Back to top button