Kontejneri në Prishtinë mbushet me mbetje shtazore
Pamje ku shihet një kontejner në Prishtinë që është mbushur me mbetje shtazore, ka publikuar Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” në Facebook.
Kjo kompani ka shprehur shqetësim lidhur me këto dukuri, të cilat sipas tyre po bëhen vazhdimisht duke ua vështirësuar punët e tyre të përditshme nga tereni.
“Pamjet tregojnë për kontenjerët e destinuar për mbeturina që janë mbushur me mbetje shtazore ( Eshtra ) me ç’rast po vjen deri te dëmtimi i mekanizmit të kamionëve tanë”, thuhet në reagimin e tyre.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” u ka bërë thirrje organeve kompetente si Komuna e Prishtinës që të ndërmarrin masa me Inspeksionin Komunal pasi sipas tyre këto raste sa vijnë e shtohen.
“Së bashku për një ambient më të pastër”, thuhet në përfundimin e reagimit të tyre në Facebook./21Media
