Fitore në stilin e liderit për Real Madridin

Me hapa të ngadalshëm por shumë të sigurt Real Madridi po e vazhdon rrugën drejt titullit në La Liga për edicionin 2021/22.
“Los Blancos” kanë shënuar një tjetër fitore në këtë kampionat duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat minimal 1-0.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në minutën e 40’ kur heroi i kësaj skuadre Karim Benzema shënoi një gol të bukur.
Kjo fitore, që është e pesta në pesë ndeshjet e fundit, e konfirmon Realin edhe më tutje si lider në La Liga me 36 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Atletico Madridit.

Back to top button