“Me fitoren tonë do t’ia kthejmë shpresën qytetarëve të Ferizajt”

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli takoi të premten pasdite simpatizantë të AKR-së në Ferizaj

Ai u tha simpatizantëve të kësaj partie se janë ata që kanë mundësi të vendosin  për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Me fitoren tonë do t’ia kthejmë shpresën qytetarëve të Ferizajt dhe krejt Kosovës. AKR ka një synim për perspektivë dhe cilësi edukim shëndetësi dhe të tjera. AKR ka përpara shtyllat e saj për qeverisjen e ardhshme për reforma në administratë, reforma ekonomike për zhvillim ekonomik”, tha Pacolli.

Kreu i AKR-së bëri thirrje që qytetarët ditën e zgjedhjeve të dalin të votojnë, duke thënë se koalicioni AKR-LDK ka harmonizuar programin që kthen shpresën e qytetarëve dhe kërkoi mbështetje për këtë koalicion.

“AKR nuk është parti regjionale, por e krejt Kosovës me kandidatë për deputet nga të gjitha komunat”, tha Pacolli.

Labinot Tahiri, kandidat për deputet nga AKR-ja, tha se ka kënaqësi që po flet për herë të parë si politikan nga radhët e kësaj partie.

“Uroj që rrugëtimi im në Ferizaj si këngëtar do të nis karrierën në politikë prej këtij vendi dhe të japim çdo gjë për këtë vend për zhvillimin e këtij vendi dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Në këtë takim AKR prezantoi kandidatët për deputetë Labinotë Demi, Mirlinda Gashi, Refiqe Tërnava, Vesel Makolli, Albena Reshita, Koran Sejdiu, Islam Pacolli, Myzejene Selmani, Labinot Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button