Fitorja ndaj Milanit, Potter bënë historinë me Chelsean
Gjiganti anglez, Chelsea e mposhti sot si mysafirë skuadrën e Milanit me rezultat 2:0, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Fitoren “Bluve” ia siguruan golat nga Jorghino (minuta e 21’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (minuta e 34’).
Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e parë në Grupin E në kuotën e shtatë pikëve, krahas Milanit që zë vendin e tretë me vetëm katër pikë të tubuara.
Ndërkaq, Graham Potter bëhet trajneri i parë i Chelseat që nga Claudio Ranieri në vitin 2003 që fiton një ndeshje të Ligës së Kampioneve në Itali.