Ngjarjet e datës 12 tetor

10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton vendimin e Qeverise së Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Gjithashtu shqyrton raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021, atë të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021 dhe të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportet me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L- 122 për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:30
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, viziton Ngrohtoren e Prishtinës “Termokos”. (NP “Termokos”, “Dardania”)
11:00
Partia Socialdemokrate fillon fushatën me programin e ri “Bazë”, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për media. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
12:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë organizon një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
13:00
Ministrja e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni viziton Kosovën. Takohet me Ministrin Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit)
14:00
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë bën inaugurimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza (ITUZ). (Gorazhdec, Pejë)
17:00
Fondacioni Lumbardhi mirëpret figurën historike të kinematografisë shqiptare, aktoren Tinka Kurti në promovimin e librit “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema. (Kino “Lumbardhi”, Prizren).

Back to top button