“Fitorja, objektivi ynë kryesorë”, Ramadani flet para derbit me Ballkanin

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka folur para derbit të nesërm me kampionin dhe liderin e Superligës së Kosovës, Ballkanin.
Nesër me fillim nga ora 13:00 skuadra e Dritës e pret në shtëpi Ballkanin, në ndeshjen që është e vlefshme për xhiron e 21 të këtij sezoni të Superligës.
Trajneri Ramadani tha se skuadrën e tij e pret nesër një derbi, por që objektivi kryesorë do të jetë fitorja.
“Nesër na pret një ndeshje derbi i xhiros përballë kampionit aktual FC Ballkanit dhe normal që diferenca e pikëve e favorizon Ballkanin, kanë cilësinë e duhur, por neve na takon të japim maksimumin dhe ta arrijmë fitoren. Me fitore do të rrinim më afër FC Ballkanit, kjo që është objektivi ynë kryesorë dhe do ta bënte kampionatin edhe më interesant. Kam besim të madh te futbollistët e mi, në kualitetin që posedojnë, mendoj që në fushë do të qasemi me seriozitet maksimal dhe me dëshirën më të madhe për ta arritur fitoren, ky është edhe objektivi ynë kryesor”, tha Ramadani.
Po ashtu, Ramadani tregoi se çka pritet nga futbollistët e tij nesër.
Drita do t’i ketë të gjithë futbollistët e gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Ballkanit, përveç portierit Florjan Smakiqi.