Fituesit e “PriFilm Fest”

Mbrëmë janë ndarë çmimet e edicionit të 14-të të “PriFilm Fest”, i cili ka nisur më 20 shtator.
Çmimi për aktoren më të mirë, shkoi për Rina Krasniqin për rolin e saj në filmin “Virgjëresha Shqiptare”, u shpall fituese.
Çmimi për regjisoren më të mirë shkoi për regjisoren Kaltrina Krasniqi. Krasniqi pati sukses të madh me filmin “Vera Andrron Detin”, duke qenë pjesëmarrëse dhe fituese nëpër festivale të ndryshme botërore.
Çmimi kineasti më i mirë për vitin 2022 shkoi për aktorin Alban Ukaj për suksesin e tij ndërkombëtar që ai pati në këtë vit.
Çmimi i jurisë shkoi për filmin nga Ukraina “Klondike”.
“North Pole dhe “To vancouver” triumfuan në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër në PriFest
Edicioni i 14-të i “PriFest”-it iu dedikua drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha./21Media

Back to top button