Burri nga Suhareka nuk respekton urdhërin mbrojtës nga gjykata

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të moszbatimit të urdhërit mbrojtës nga Gjykata, në Suharekë.
Të dielën rreth orës 09:30, një grua e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.
I dyshuari, sipas Policisë, është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’i marrë telefonin viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur. Rasti është nën hetime./21Media

Back to top button