Fjala hapëse e Stoltenberg-ut në fillimin e takimeve në Ukrainë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbajti një fjalim , përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës në Bruksel. Ai foli për furnizimin me armë të Ukrainës.
Për armët... ai tha se Ukraina ka nevojë për gjithçka që është premtuar, duke përfshirë armatimin, sistemet moderne dhe veçanërisht municionin, për të vazhduar të ketë sukses në fushën e betejës.
Sa i përket Putinit… ai tha se NATO nuk sheh “asnjë shenjë” se lideri rus “përgatitet për paqe” dhe në vend të kësaj beson se Moska po përgatit “ofensiva të reja dhe sulme të reja”.
Ai shtoi tha se bisedimet janë duke u zhvilluar për mundësinë e ofrimit të avionëve në Ukrainë, e cila vjen pothuajse një javë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri një lutje publike në Mbretërinë e Bashkuar për avionë .
Në përvjetorin e luftës Ukrainë-Rusi… ai tha se konflikti nuk filloi shkurtin e kaluar – dhe në vend të kësaj vuri në dukje aneksimin e Krimesë në 2014 si pikënisje./21Media