Krasniqi takohet me disa ish të burgosur politik

Në kuadër të Javës së Pavarësisë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku.
Siç njoftoi Krasniqi përmes një postimi në Facebook, pjesë e këtij takimi ishin edhe ish të burgosur të tjerë politik, veprimtarë të shquar, Hydajet Hyseni, Meriman Braha, Selatin Novosella, Ilmi Ramadani, Xhevat Bislimi, Lumnie Azemi-Morina, Salihe Salihu, Berat Luzha, Zymer Neziri e Xhemajl Pllana, të cilëve iu ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh dhe sakrificën në rrugën e çlirimit.
I pari i PDK-së, pas takimit tha se falë guximit dhe veprimtarisë së tyre, sot festohet 15 vjetori i pavarësisë.
“në të cilin kemi nevojë më shumë se kurrë të besojmë, mos ta braktisim dhe të punojmë çdo ditë për të. Kjo Shoqatë, e cila ka mijëra anëtarë ish të burgosur politik, meriton kushte më të mira dhe mbështetje të vazhdueshme dhe të garantuar nga shteti. Vetëm duke ndërtuar një shtet të fuqishëm dhe prosperues, do të jetësojmë edhe idealin shumëvjeçar të atyre që sakrifikuan gjithçka për Kosovën.”, ka shkruar Krasniqi i cili ka ndarë edhe disa rrëfime të të ish burgosurve./21Media

Back to top button