Fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian: Kosova ka paguar me gjak për lirinë e saj

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës sa i përket rrugës së integrimeve evropiane dhe procesit të liberalizimit të vizave, ka folur sot në Parlamentin Evropian ku do të diskutohet Raporti për Kosovën, shkruan Gazeta Express.
Mandl ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës, por që ai do të flasë vetëm për Kosovën.
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, thënë se Kosova ka paguar me gjak lirinë dhe se Evropa e SHBA-ja e kanë ndihmuar ta fitojë edhe pavarësinë. Ai këto deklarata i ka bërë gjatë fjalimit të tij në Parlamentin evropian ku po diskutohet Raporti
“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës. Por sot do të flasim për raportin për Kosovën. Kosova ka paguar me gjak për lirinë e saj. BE dhe SHBA kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik ka sundim të ligjit. Është një demokraci e qëndrueshme dhe vend divers. Po sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ata kanë një Kushtetutë të fuqishme”, ka deklaruar Mandl
Austriaku po ashtu ka ngritur edhe çështjen e liberalizmin e vizave për Kosovën. Ai ka theksuar se premtimi për vizat ndaj Kosovës nuk është mbajtur..
“Ky vend është njohur nga më shumë se 100 shtete përfshirë edhe Izraelin. Ky është një vend që ende s’është njohur nga një numër i vogël i vendeve të BE-së. Ky vend është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza. Këtij vendi i janë bërë premtime për këtë, të cilat s’janë mbajtur. Kjo ka ndodhur me Republikën e Kosovës. Por populli i Kosovës e mbështet integrimin në BE, më shumë se të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe shumë mund të mësohet nga Kosova, kjo demokraci e re në Evropë. Prandaj sinjali i sotëm nga Parlamenti Evropian do të jetë i rëndësishëm”, ka thënë Mandl./21Media

Back to top button