Krenohet Presidentja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndjehet krenare për sukseset e sportistëve tanë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Osmani i ka falënderuar ata që me sukseset e tyre e lartësuan emrin e Kosovës, duke dhuruar emocione te forta kosovarët.
Në një postim në facebook Osmani ka shkruar se Kosovën e nderojnë bashkërisht vajzat dhe djemtë si: Distria, Loriana, Laura, Flaka, Akili, Shpejtimi e shumë të tjerë.

“Me gjashtë medalje, tri të art dhe tri të bronzta, sportistët tanë po kthehen triumfues në Kosovë. Këta janë sportistët tanë fantastik, kjo është Kosova, ky është imazhi ynë në botë. Kosovën e nderojnë bashkërisht vajzat dhe djemtë tanë si: Distria, Loriana, Laura, Flaka, Akili, Shpejtimi e shumë të tjerë. Faleminderit për emocionet që na i dhuruat këto ditë”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media
Back to top button