Fjolla Morina shoqërohet në polici

Gjatë ditës u raportua se këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua edhe nga avokati i Fjollës, Fanol Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Morina është shoqëruar në Polici.
“Fjolla u shoqërua në Polici gjersa u kryen verifikmet se për të njëjtën nuk ka urdhëarrest dhe pas verifikimit e njëjta u lirua”, ka thënë Krasniqi për portalin rtv21.tv
Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Ndryshe, Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Arrestimi i Fjollës u bë në shtator të vitit 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë./21Media

Back to top button