Nisin përgatitjet për proceset zgjedhore të partisë Guxo

Partia Guxo ka nisur raundin e parë të përgatitjeve për caktimin e kuvendeve të para të degëve në qytetet e Kosovës.
Përmes një njoftimi procesi i zgjedhjes së strukturave të degëve, do të fillojë me kuvendet zgjedhore në Mitrovicë më datë 28 maj, Prizren 29 maj dhe Ferizaj më 11 qershor.
“Zgjedhja e këtyre strukturave do të jetë proces i hapur e transparent për opinionin publik. Pas përfundimit të zgjedhjeve në nivelin e degëve, do të pasojë edhe zgjedhja e strukturave qendrore të partisë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e partisë Guxo./21Media

Back to top button