Flaka Kiki, këngëtarja që e do shumë edhe aktrimin
Flaka Kiki, këngëtarja shqiptare që aktualisht jeton në Melburn të Australisë, ishte mysafire në “21 Gradë” të RTV21, ku shpalosi planet e saj për muzikën.
Këngëtarja e “Dance Away” tha se ka dëshirë të jetë unike dhe jo kopje e këngëtareve të tjera. Ajo zbuloi se pjesa e saj e preferuar është të shkruaj tekste.
Flaka bëri të ditur se në muajin nëntor do ta publikojë albumin, me rastin e datëlindjes së saj.
Flaka që synon tregun ndërkombëtar, premtoi se çdoherë para publikut do të prezantohet si shqiptare.
Tutje ajo tha se e do shumë aktrimit, teksa tregonte që në Kosovë ka marrë pjesë në disa shfaqje teatrale.
“Muzikën e dua më shumë kur jam duke shkruajt tekste, ndërsa arsyeja përse e dua aktrimin është se kam qejf me i analizua personalitete të ndryshme, me hy në karaktere, ajo është pjesa e kreativitetit”, u shpreh artistja.
“Letting You Go”, ” Intoxicating” e “Dance Away”, janë këngët e Flakës, videoklipet e së cilave kanë arritur mijëra klikime në YouTube./21Media