Flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtizë në nder të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flamuri i Republikës së Kosovës sot është ulur në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik që ka ndodhur të dielën në Kroaci, ku kanë mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Në nderim të viktimave të aksidentit që ka tronditur vendin, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e sotme, ditë zie.
Ndërkohë, të dielën rrugën për në Kroaci e ka marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.
Ai ka vizituar të lënduarit, të cilët po trajtohen në spitalin në Slavonski Brod.
Ndërsa, në mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri nga ta është në gjendje më stabile.

Back to top button