Flet biznesmeni Rinor Hykolli: Do të lajmërohem vetë në Polici
Biznesmeni Rinor Hykolli po kërkohet nga Policia nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.
Në lidhje me këtë, Hykollin tha se do të lajmërohet në Polici porsa të kthehet në Kosovë. Ai madje shpjegoi rastin për të cilin Policia i është vënë pas.
Ai shtoi tutje se posa të kthehet në Kosovë do të lajmërohet vetë në Polici.
Policia e Gjilanit njoftoi sot se është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit. Sipas njoftimit të Policisë, Hykolli po kërkohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.
Tutje Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin: Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë./kallxo