Flet dëshmitari që e nxori trupin e Dacit nga orteku

Trupi i të ndjerit Arian Daci është nisur për Prishtinë

Pasi është nisur për në Prishtinë trupi i të ndjerit Arian Daci, në Brezovicë ka folur njëri nga dëshmitarët që kanë nxjerr trupin e pajetë të Dacit nga orteku i borës.

Arian Grazhda i cili ishte edhe shok me të ndjerin, ka treguar se si ka ndodhur fatkeqësia. Ai ka thënë se brenda 40 minutave kanë arritur që ta nxjerrin nga orteku Arianin, por kur e kanë gjetur kishte humbur jetën.

“Sot na ka ndodhur një ngjarje tragjike, shumë keq, e këna humb shokun, Arian Dacin, prej një orteku. Jena shumë të huptë. Janë ka jashtë pistës, janë skiator të mirë, por orteku s’i vet. Njëri prej atyre shokëve e ka pasur airbag-un, iu ka qel, ka shpëtuar, kurse Ariani ka mbet. Ne jemi munduar, shumë shpejt i kemi nxjerr, muj me tha 40-45 minuta. Jemi ka shumë shokë, jemi organizuar, jemi ka 50 veta duke e lyp, por kur e gjetëm, kemi humbur shokun. … Atë pasi e kemi gjet, u qu, s’e kemi kqyrë shumë, e lypshim Arianin, s’un e gjenim. Ai mirë është, s’ka kurgjo, por Ariani na la”, ka thënë dëshmitari

Nga fatkeqësia në Brezovicë sot ka vdekur zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, ndërsa ka mbetur i lënduar, Ardian Bakalli. Arian Daci ishte djali i akademikut, Nexhat Daci. Ai ishte zëvendës-ministër i Diasporës, në të cilën ishte emëruar në nëntor të vitit 2017./21Media

Back to top button