Flet Limaj pas takimit: Koalicioni është i qëndrueshëm për aq sa ka partneritet

 

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim partnerët e koalicionit, Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn. Ky i fundit është deklaruar pas takimit me të parin e Qeverisë, teksa bëri të ditur temat që u trajtuan në këtë takim.

Limaj potencoi se ka qenë shqetësim i përbashkët që në dialog Kosova është e gatshme të marrë pjesë me qëllime të qarta. Ai ka thënë se në dialog do të shkojnë për njohje, dhe nuk do të lejojnë që të bisedohen tema teknike.

Lidhur me çështjen e presidentit, kreu i Nismës deklaroi se nuk është çështje diskutimi sepse presidentin e kemi.

“Kosova e ka presidentin. Qëndrimi zyrtar i Nismës, për Nismën Kosova e ka presidentin e vet dhe nuk është temë e diskutimit. Bile bile për mendimin tim kjo temë tash me u diskutu është e turpshme. S’ është pjesë e tavolinave kjo temë”, deklaroi ai.

Ndërkaq sa i përket koalicionit, Limaj u shpreh se koalicioni është i qëndrueshëm aq sa ka partneritet.

“Koalicioni qeverisës është ky që është. Është i qëndrueshëm për aq sa ka partneritet korrekt, në mision të kryerjes së detyrave shtetërore. Në momentin që s’ka korrektësi, s’na duhen koalicione të improvizuara të cilat nuk janë në shërbim të temave për të cilat folëm”, deklaroi Limaj./21Media

#LIVE Përfundon takimi i krerëve të koalicionit me kryeministrin Hoti

#LIVE Përfundon takimi i krerëve të koalicionit me kryeministrin Hoti

Posted by RTV21 on Monday, August 24, 2020

 

Back to top button