Kaloni te përmbajtja kryesore

“Fliste shumë në telefon”, Williams thotë se Thaçi kontrollohej nga jashtë gjatë negociatave të Rambujes

(Lajm i përditësuar)


“Fliste shumë në telefon”, Williams thotë se Thaçi kontrollohej nga jashtë gjatë negociatave të Rambujes

Ish këshilltari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Ëilliams  konfirmoi një deklaratë të tij të publikuar në një dokument të  13 shkurtit të vitit 1999 se Thaçi kontrollohej nga jashtë, përcjell portali rtv21.tv

“gjithashtu se shqiptarët e diasporës kishin ndikim më të fortë dhe ishin shumë më këmbëngulës se sa ata që ishin brenda vendit.  ”, thuhet në atë deklaratë

Mbrojtja: Autori i këtij dokumenti thotë se këshilltarët që sipas jush jeni ju dhe zotëri Mar  Weller, keni thënë se sikur që pritej Thaçi kontrollohej fort nga jashtë,  a është kjo diçka që do të mund t’i kishit thënë ju autorit të këtij artikulli.

Williams: Po

Mbrojtja: A është kjo në përputhje nga ajo se çfarë keni vënë re ju gjatë bisedave në Rambuje?

Williams: Po

Mbrojtja: Cila ishte baza që ju e keni arritur përfundimin se Thaçi ishte i kontrolluar fort nga jashtë

Williams: Baza për këtë përfundim janë disa faktor, biseda të shumta përmes thirrjeve telefonike që realizonte Hashim Thaçi me persona të ndryshëm nga jashtë kështjellës, pra telefoni i tij binte në mënyrë të vazhdueshme , shpesh nënkuptonte që atij i duhej ose të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës , delegacioni i Kosovës ishte në katin përdhese kështu që mund të dilnin lehtësisht në oborrin e kështjellës. Përfshirja ime në fshatin e Rambujes d.m.th. jashtë kështjellës ku unë takohesha rregullisht me një këshilltar amerikan që kishte marrëdhënie të ngushtë me UÇK-në dhe individë apo persona të tjerë të cilët më janë identifikuar si persona të UÇK-së, ku ne diskutonim dispozitat e ndryshme nga këndvështrimi i jurisit , nga një anë kishim telefonatat që zhvillonte zotëri Thaçi ….ti mund ta lexoje pak nga gjestikulacioni, pra ndonjëherë ke një koklavitje ose një përzierje të aktorëve dhe ka shumë aktor ose palë të tjera që me kanë venë në këtë përfundim. Pra krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshme të negociatave, ose që ishin në një pjesë as kështu as ashtu , d.m.th. diku në mes, mua nuk më është krijuar përshtypje që ai kishte kontroll të plotë mbi negociatat, por mendoj se ai përfaqësonte interesat nga jashtë dhe mendoj që këto interesa nga jashtë kishin ndikimin e tij mbi autoritetin, mbi kontrollin ose sjelljen e tij gjatë negociatave.

Tutje ai theksoi se Thaçin më shumë e thërrisin në telefon, se sa që ai i thërriste./21Media


Williams: Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë së është ndjerë i kërcënuar nga Thaçi në Rambuje

Ish këshilltari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams nga mbrotja u pyet për raportet e anëtarëve të delegacionit të Rambujes, përcjell portali rtv21.tv

Ai u pyet edhe për veton Surroi  për të cilin Williams thotë se ka nga shkurti 1999 ka pasur marrëdhënie të fortë profesionale dhe personale.

Pyetja e mbrotjes: Në shkurt të 1999 a ju ka thënë zotëri Surroi se është ndjerë i kërcënuar nga HashimThaçi?

 Williams: Asnjëherë Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë ose nuk me ka lënë të kuptohet në asnjë mënyrë ose nuk më ka shfaqur asnjë sjellje që do më bënte mua të besoja që ishte i kërcënuar  Hashim Thaçi apo nga dikush tjetër nga delegacioni i Kosovës.

Pyetja e mbrotjes: Po më pas a të ka thënë ndonjë herë që është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi në Rambuje

Williams: Ai  nuk më ka thënë ose nuk më ka përmendur asnjëherë së është ndjerë i kërcënuar nga Thaçi në Rambuje /21Media


Kërkesa kosovareve për përfshijë në juridiksionin për Tribunalin e ish-Jugosllavisë, William: Arsye për këtë ishte Masakra e Reçakut

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ish këshilltari i delegacionit të Rambujes tha se atij i është kërkuar nga Fehmi Agani që të përpilohet tekst të kuptueshëm për Tribunalin e Ish- Jugosllavisë, përcjell portali rtv21.tv

“Për kontekst të më tejshëm gjatë dy ditëve të para, sa isha në kështjellë, më ftuan që t’i jepja një prezantim delegacionit kosovar për katër tema. Tema e katërt ishte juridiksoni dhe aktivitetet pra hetimet, aktakuzat e Gjykatës së Tribunalit për Ish-Jugosllavinë. Të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm, kjo përfshinte edhe mësime që kishin nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjakët në Marrëveshjen e Daytonit”, tha Williams.

Kur u pyet se pse i është kërkuar një gjë e tillë , Williams tha: Jurdiksioni dhe aftësia e Tribunalit për ish-Jugosllavinë ishte e rëndësishme për disa arsye, konteksti konkret specifik menjëherë përpara bisedimeve ishte Masakra e Reçakut”./21Media


Williams: Bukoshi në emër të Rugovës më ftoi të behsha pjesë e delegacionit të Rambujes

 Ish këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams n gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se për bërë pjesë e këtij delegacioni u ftua nga ish kryeministri Bujar Bukoshi, në emër të ish presidentit Ibrahim Rugova.

“Të shkoja në Rambuje dhe të merrja pjesë në bisedimet,  me 7 shkurt  është marrë një vendim zyrtar me konsensus nga delegacioni kosovar në Rambuje përmes të cilit më ftuan të shkoja në shtator të kështjella  si këshilltar i tyre juridik edhe Edita Tahiri e ka nënshkruar këtë dhe Bajram Kosumi këtë deklaratë zyrtare”, tha ai./21Media


Ish këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams nis dëshminë në Hagë

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar dëshminë juristi i së drejtës ndërkombëtare, Paul Ëilliams.

Ëilliams është dëshmitari i dytë i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor dhe është planifikuar që të dëshmojë për një ditë e gjysmë.

Williams  ishte këshilltar i ekipit të Kosovës në Rambuje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button