Florent Zeqaj: Kurti ka deklaru: Na çdo 6 muaj duhet me shku në zgjedhje deri të kryen mandatin Trump

(Lajm i përditësuar)
Florent Zeqaj: Kurti ka deklaru: Na çdo 6 muaj duhet me shku në zgjedhje deri të kryen mandatin Trump
Gazetari Florent Zeqaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se, sipas informacioneve të tij, lideri i LVV-së, Albin Kurti, po do ta zvarritë procesin e krijimit të institucioneve dhe dërgimin e vendit në zgjedhje për një arsye.
“Sipas informacioneve që kam si gazetar, brenda vetë LVV-së, Albin Kurti ka deklaru: na duhet sa të mujm me shty me shku çdo gjashtë muaj në zgjedhje derisa të kryen mandatin Trumpi në 2028, ky ka deklaru vet. Tash lind pyetja për çka pra ne po shkojmë brenda 16 muajve 4 herë në zgjedhje, cili është zori i këtij njeriu që nuk gjen kompromis me nda pushtet për interes të shtetit… Albini ka deklaru se mundemi me shku edhe pranverën e ardhshme në zgjedhje”, tha ai.
Florent Zeqaj për Kurtin: Ka arrit me i bo sehire këtij populli
Gazetari Florent Zeqaj në emisionin “Click” në RTV21 e ka quajtur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, mashtrues.
Madje ai ironizoi duke thënë se: “Kurti ka arrit me i bo sehire këtij populli.”
“Albin politikani, mashtruesi, e ka emrin, e ka figurën edhe po besoj që edhe PDK-ja ish dashtë që… edhe PDK-ja është mbet as andej as këndej, as mish as peshk”, tha ai, duke shtuar se “PDK-ja e ka bërë Albin Kurtin”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?