Florian Marku e zbulon vendin dhe datën e luftës së radhës

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do ta zhvillojë luftën e radhës në muajin e ardhshëm. Kështu ka bërë të ditur vet Marku përmes një postimi në Facebook.
Marku ka njoftuar se meçi do të zhvillohet në Shqipëri, përkatësisht në stadiumin “Air Albania”.
Megjithatë, kundërshtari ende nuk është mësuar dhe pritet të zbulohet javën e ardhshme.
“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Më datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në “Air Albania”. Kundërshtari dhe informacionet rreth biletave do dalin këtë javë. Ju premtoj qe do jap shpirtin për të ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës.”, ka shkruar Marku./21Media

Back to top button