Florian Marku u bë baba për herë të parë

 
Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Eirini Konomi, janë bërë prindër të një djali.
Lajmin e ka bërë të ditur Floriani me anë të një fotografie të ëmbël nga Spitali në Britani, ku erdhi në jetë djali i tij, të cilit emrin ia kanë vënë Matin.
“Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë ka lindur edhe nusja në 27 nëntor. Mirëseerdhe në këtë jetë, djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat dhe një jetë sa më të lumtur. Babi dhe mami do të duan pa kufij gjithmonë”,  ka shkruar Marku në profilin e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)


Boskieri shqiptar po përjeton momente të sukseshme si në karrierë ashtu edhe në jetën personale. Floriani para disa ditëve shënoi fitore ndaj francezit Jorick Luisetto në kuadër të IBF./21Media

Back to top button