Sveçla: Qytetarë, nëse keni informata për rastin në Gllogjan, bashkëpunoni me institucionet

 
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla edhe një herë i ka bërë thirrje dorasit të krimit në Gllogjan që të dorëzohet, derisa thirrje për dorëzim u ka bërë edhe bashkëpunëtorëve të mundshëm.
Sveçla ka thënë se janë të përkushtuar maksimalisht që të zbardhim këtë rast të rëndë, në mënyrë që sadopak t’ua lehtësojmë familjarëve dhimbjen dhe ankthin e përjetuar.
“Qytetarëve që mund të kenë çfarëdo informate në shërbim të rastit, iu lutem të bashkëpunojnë me institucionet relevante, të cilat, nga mbrëmë, janë mobilizuar si asnjëherë më parë në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe kapjen e dorasit apo dorasve”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla në Facebook.
Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa një është plagosur. Dy nga të vdekurit janë nxënës, ndërsa personi i tretë është shoferi i autobusit./21Media

Back to top button