Fluks i madh i bashkatdhetarëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”

Edhe këtë vit si përherë festat e fundvitit po mbledhin familjarwt në një vend. Numër i madh i bashkatdhetarëve nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe jashtë saj, erdhën që këto festa të i presin në vendlindjen e tyre pranë më të dashurve.

Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit ka rritur dukshëm fluksin e udhëtarëve në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

‘’Prej Zvicre…..2 jave.. po në Pejë”, tha qytetari Rexhep Bashi.

“Prej Gjermanie..Mulloshevë…10 ditë”, tregoi Fatmir Mehmeti.

Njëri nga bashkëbiseduesit tanë tashmë kishte përfunduar pushimin në atdhe dhe po kthehej në Gjermani.

‘’Jena ardh prej Gjermanie, kena qendru ne Prishtinë që nja katër javë…mirë si në Kosovë si cdo here…jem tu shku anej, e kam familjen atje, e po shkoj te familja me prit vitin e ri.. jam ardh me shoqen, shoqja u kthy maheret, une kam nejt pak ma gjatw”, tha qytetari Sadri Babiçi

Pushimet e vundvitit në Kosovë i kalojnë mijëra bashkatdhetarët që vijnë nga Gjermania, Zvicra, Anglia, Suedia, Kanadaja dhe vende tjera./21Media

Back to top button